Kryeparlamentari Gashi uron Dimal Bashën, shpreh gatishmëri për bashkëpunim të afërt dhe konstruktiv

1 Min. Leximi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka uruar Dimal Bashën, për përzgjedhjen e tij në krye të Kuvendit të Kosovës.
“Marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe institucioneve tona, janë të mbështetura në themele të forta miqësie, vëllazërie dhe bashkëpunimi të ndërsjellë. Këto lidhje, që burojnë nga populli, afërsia dhe vlerat tona të përbashkëta, paraqesin një pasuri të përbashkët për qytetarët e të dy vendeve tona.
Jam i bindur se në udhëheqjen tuaj do të vazhdojmë t’i thellojmë më tej këto marrëdhënie përmes dialogut të hapur parlamentar, bashkëpunimit rajonal dhe mbështetjes së përbashkët në proceset euroatlantike.
Ju uroj suksese të shumta në detyrën fisnike dhe shpreh gatishmërinë time të plotë për bashkëpunim të afërt dhe konstruktiv”, ka shkruar Gashi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull