Kryeparlamentari Afrim Gashi ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Stamboll ka patur mundësi për të takuar figura të rëndësishme të institucioneve dhe të biznesit.
“Vizita në Stamboll ishte një mundësi e shkëlqyer për të takuar figura të rëndësishme të institucioneve dhe biznesit. Me këtë rast, falënderoj Idris Fazlioski, Konsull i Përgjithshëm i Maqedonisë së Veriut në Stamboll, për mikpritjen dhe bashkëpunimin. Mirënjohje edhe për biznesmenin Naser Alimi, i cili përmes donacionit për Konsullatën jep një shembull të përkushtimit ndaj forcimit të lidhjeve institucionale dhe shoqërore”, ka deklaruar kryeparlamentari Gashi.
Kryeparlamentari Gashi: Takime me figura të rëndësishme të institucioneve dhe biznesit në Stamboll

Ndani këtë artikull
