Kryeparlamentari Gashi rikthehet në detyrë pas trajtimit spitalor: Falë Zotit, ndjehemi mirë

1 Min. Leximi

Pas disa ditësh qëndrimi në Klinikën Universitare për Kirurgji Digjestive, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se është liruar nga spitali dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabile.

“Falë Zotit, ndjehem mirë dhe pas kryerjes së të gjitha kontrolleve të nevojshme, jam liruar nga spitali,” ka shkruar Gashi në një njoftim publik, duke shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë ata që u kujdesën për të gjatë kësaj periudhe.

- Advertisement -

Ai ka falënderuar në mënyrë të veçantë drejtorin e klinikës, prof. dr. Ognen Kostovski, stafin mjekësor dhe të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe përkrahjeje. “Kujdesi juaj ka qenë një forcë shtesë për rikuperimin tim,” thekson ai.

Afrim Gashi ka bërë të ditur se tashmë është rikthyer në kryerjen e detyrave publike, i motivuar dhe i përkushtuar për të vazhduar punën me përgjegjësi dhe përkushtim.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull