Kryeparlamentari Gashi përkujton viktimat e vërshimeve në Hasanbeg: Dhimbja mbetet po aq e thellë

1 Min. Leximi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka përkujtuar sot viktimat e vërshimeve tragjike në Hasanbeg, që ndodhën në gusht të vitit 2016. Në një status në Facebook, Gashi shprehu dhimbjen e thellë që ende ndjehet edhe pas nëntë vitesh nga kjo fatkeqësi natyrore, e cila mori jetën e 23 personave dhe la pasoja të mëdha në komunitet.

“Dhimbja mbetet po aq e thellë”, shkroi Gashi, duke shtuar se kjo tragjedi ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën kolektive. Ai theksoi rëndësinë e kujtimit me nderim të viktimave dhe të vlerave njerëzore, humanitare e solidare që i bashkuan banorët në ditët më të vështira.

- Advertisement -

Si banor i Hasanbegut dhe si kryetar i Kuvendit, Gashi u zotua për ruajtjen e kujtimit dhe nxjerrjen e mësimeve për të shmangur përsëritjen e tragjedive të tilla në të ardhmen.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull