Kryeparlamentari Gashi: Kuvendi mbetet shtylla e reformave dhe e dialogut europian

1 Min. Leximi

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ambasadori i Bashkimit Europian, Mihalis Rokas, prezantoi Raportin e Komisionit Europian për progresin e vendit.

Kryeparlamentari Afrim Gashi theksoi se ky dokument përbën një udhërrëfyes të rëndësishëm për institucionet shtetërore në rrugën drejt integrimit europian.

Ai shtoi se Kuvendi do të reflektojë me përkushtim mbi gjetjet e raportit dhe do të vazhdojë të jetë shtylla kryesore e reformave dhe e dialogut europian në vend.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull