Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë një mesazh kërcënues në adresën zyrtare të emailit, ku thuhet se “do të ketë varje dhe therje të gjithçkaje bullgare, fashiste” dhe se do të hyjnë në Kuvend dhe do të vrasin të gjithë ata që mbështesin bullgarët, nëse miratohen ndryshimet kushtetuese.
Ky email është dërguar pas intervistës së kryeparlamentarit për emisionin “360 gradë”.
“Ndryshime kushtetuese kurrë, kurrë, kurrë! Do të ketë varje, therje dhe vrasje të gjithçkaje bullgare, fashiste. Ata janë fashistë dhe vendi i tyre është në litar, që të shërohen nga sëmundja që kanë. Vetëm provojeni dhe ne do të hyjmë në Kuvend dhe do t’ju vrasim, ju qen të ndyrë që jeni për bullgarët. Vetëm vdekje!” – thuhet në emailin e dërguar në adresën zyrtare të Afrim Gashit.