Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në prag të ndërrimit të viteve, është takuar me shërbimin e Kuvendit në një atmosferë të ngrohtë kolegiale, ku është bërë një reflektim mbi angazhimin profesional gjatë vitit që po lëmë pas.
“Në një atmosferë të ngrohtë kolegiale, në prag të Vitit të Ri, u mblodhëm me shërbimin e Kuvendit për një moment reflektimi mbi angazhimin profesional gjatë këtij viti,” ka shkruar Gashi.

Ai ka shprehur mirënjohjen për përkushtimin dhe kontributin e secilit punonjës, duke theksuar rëndësinë e punës së tyre në funksionimin e institucionit ligjvënës.
“Shpreha mirënjohjen për përkushtimin e treguar dhe vlerësova kontributin e secilit,” thekson kryeparlamentari.

Në fund, Gashi ka përcjellë edhe urimet e tij për festat e fundvitit, duke uruar shëndet dhe suksese në vitin që vjen për të gjithë të punësuarit në Kuvend.
“Përcolla urimet për festa të gëzuara, shëndet dhe suksese në vitin që vjen,” ka përfunduar ai.

