Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, bashkë me kryetarin e Alternativës Zeqirija Ibrahimi dhe ministrat e kësaj partie, kanë vizituar sot Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Gashi ka takuar qytetarë dhe përfaqësues të esnafit të Çarshisë, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet aktuale.
“Sot, vizitova Çarshinë e Vjetër, ku pata mundësinë të bisedoj drejtpërdrejt me qytetarët dhe esnafët, duke dëgjuar me vëmendje shqetësimet dhe sugjerimet e tyre. Kjo qasje e hapur dhe dialogu i vazhdueshëm janë thelbësore për të ndërtuar një shoqëri më të fortë dhe më të bashkuar, ku secili zë të dëgjohet dhe të vlerësohet”, shkruan Gashi.