Kryeministri Mickoski udhëton për vizitë në Republikën e Turqisë

1 Min. Leximi

Sot, më datë 28.02.2025 (e premte), Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të udhëtojë për vizitë në Republikën e Turqisë.

Gjatë vizitës, kryeministri do të takohet me presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ku do të nënshkruhet deklaratë e përbashkët politike për krijimin e Këshillit për Bashkëpunim të Nivelit të Lartë midis Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

- Advertisement -

Ky Këshill do të themelohet me qëllim thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, si në nivel bilateral, rajonal ashtu edhe në atë global.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull