Kryeministri Kurti i quan deputetët e opozitës “deputetë nomadë”

2 Min. Leximi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se synimi i tij është që sa më parë të konstituohet Kuvendi i Kosovës, por, tha se kjo po pengohet nga deputetët e opozitës, raporton Anadolu.

Kurti në një deklarim për media pasi mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të pishinës gjysmë-olimpike në Komunën e Podujevës, tha se deputetët e partive të tjera është mirë të pyetën pse po shkojnë në Kuvend pasi nuk po votojnë.

- Advertisement -

Ai i cilësoi deputetët e opozitës si “deputetë nomadë”.

“Deputetëve opozitarë dhe të pakicës u duhet Kuvendi, si mënyrë dhe mjet i vlefshëm, më shumë se mazhorancës. Deputetët e mazhorancës po e duan Kuvendin, e deputetët opozitarë që s’kanë Qeveri s’po e duan Kuvendin. Deputetët opozitarë që s’duan që Kosova të ketë Kuvend, i quaj deputetë nomadë”, ka thënë Kurti.

Kurti tha se ai vet nuk ka munguar asnjëherë në ndonjë prej seancave ku u bë përpjekje për konstituimin e Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit, por, fajëson deputetët e opozitës të cilët thotë se “nuk e di përse vijnë në Kuvend”, meqë nuk votojnë pro të propozuarës të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare.

Ai potencoi se Qeveria në detyrë i ka kompetencat e kufizuara, por “s’ka më pak punë”.

- Advertisement -

Sot u shënua përpjekja e 34-të e dështuar me radhë në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seancat filluan nga 15 prilli 2025 dhe çdo 48 orë ka patur dështime në synimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull