Kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, e ka falënderuar presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, që i është përgjigjur pozitivisht ftesës së tij, duke shtuar se shteti i tij e njëh historinë e Kosovës dhe admiron popullin e saj për ato që i ka kaluar, shkruan Gazeta Sinjali.
Tutje, ai ka shtuar se malajzianët i kanë ndjekur nga afër ngjarjet e Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës.
“E kam siguruar atë se do ta vazhdojmë këtë konsultim dypalësh në nivel zyrtar sa më shpejt të jetë e mundur për të siguruar që të ndikojmë në programet dhe projektet dhe marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike sa më shpejt të jetë e mundur”.
“Gjithashtu, mirëpresim ngrohtësisht themelimin e ambasadës së Kosovës në Kuala Lumpur, e cila është me të vërtetë një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet tona dypalëshe. Dhe kjo me siguri do të lehtësojë investimet tregtare, arsimin, kulturën, turizmin midis dy vendeve tona, që përfshin, sigurisht, produktet ‘hallall’, sepse certifikimi i produkteve ‘hallall’ në Malajzi njihet ndërkombëtarisht”, është deklaruar ai.