Kryeministri britanik: Traktati i ri me Gjermaninë, mundësi që vjen një herë në një gjeneratë

2 Min. Leximi

Londër

Kryeministri britanik Keir Starmer vlerësoi lidhjet dypalëshe me Gjermaninë, duke e quajtur një traktat të ri që të dy vendet po nënshkruanin një mundësi që vjen “një herë në një gjeneratë”, transmeton Anadolu.

- Advertisement -

“Një marrëveshje e re, një testament për thellësinë dhe potencialin e marrëdhënieve tona me lidhje më të thella mbi shkencën, zhvillimin e teknologjisë, njerëzit, kulturën e biznesit, një nxitje për marrëdhëniet tona tregtare”, tha Keir Starmer në një konferencë të përbashkët për media me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin.

- Advertisement -

Starmer theksoi se në qendër të traktatit do të ishte një marrëveshje e re e mbrojtjes që “ndërtohet mbi bashkëpunimin tonë tashmë të konsiderueshëm të mbrojtjes”.

Ai më tej tha se traktati gjithashtu zgjeron këtë marrëdhënie për t’u përballur së bashku me kërcënimet e një bote të paqëndrueshme.

“Kjo, sigurisht, nënkupton një vendosmëri të përbashkët për të mbrojtur sigurinë e popullit tonë dhe të kontinentit më të gjerë evropian”, tha ai, duke shtuar se kjo fillon me “mbështetjen e tyre të palëkundur” për Ukrainën.

Starmer mbërriti në kryeqytetin gjerman për bisedime dypalëshe dhe më vonë do të vizitojë kryeqytetin francez si pjesë e një turneu dy-ditor evropian në një përpjekje për të tejkaluar Brexit-it dhe për të rregulluar marrëdhëniet e prishura.

Duke përsëritur se ai është i përkushtuar për të “rivendosur” marrëdhëniet me Evropën, ai shtoi se kjo nuk nënkupton rishikim të Brexit-it, e as kyçje në tregun e vetëm të BE-së ose në Unionin Doganor.

“Kjo nënkupton një marrëdhënie më të ngushtë në disa fronte, duke përfshirë ekonominë dhe mbrojtjen”, tha ai.

Starmer sonte pritet të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Paraolimpike në Paris, përpara se të takohet me afaristë francezë, duke përfshirë investitorët kryesorë në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar.

Ai do të ketë edhe një takim me presidentin francez Emmanuel Macron në Pallatin Elysee.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull