I armatosuri që vrau katër persona në New York të hënën mbrëma, kishte lënë një shënim në të cilin dukej se fajësonte Ligën e Futbollit Amerikan (NFL) për një lëndim të trurit, ka thënë kryebashkiaku Eric Adams, raporton “BBC”.
27-vjeçari Shane Tamura nga Las Vegasi fillimisht hapi zjarr në ndërtesën ku e ka selinë NFL-ja. Ai kishte shkuar në drejtim të gabuar, pasi mori ashensorin e gabuar. Pasi vrau 4 persona, Tamura më pas kreu vetëvrasje.
Në letër ai ka fajësuar CTE-në, një lëndim i trurit që shkaktohet nga goditjet e shumta në kokë, për problemet e tij mentale, ka thënë Adams.
Tamura ka luajtur si tinejxher futboll amerikan, por nuk ka arritur deri në ligën NFL.
Polici Didarul Islam (36), që përkujdesej për sigurinë në ndërtesë, është në mesin e të vrarëve.
U vra edhe një punonjëse e kompanisë Blackstone. Në mesin e viktimave janë edhe dy civilë, ndërsa një punonjës i ligës NFL mori lëndime serioze.
I pyetur për motivet e mundshme, Adams i tha CBS-së: “Ai kishte një letër me vete. Në letër aludonte se e ka CTE-në, një lëndim i njohur i trurit që është më i zakonshëm te ata që marrin pjesë në sportet e kontaktit. Ai duket se fajësonte NFL-në për lëndimin e tij”.
Tamura kishte luajtur futboll amerikan gjatë shkollës së mesme në Kaliforni.