Krasniqi: Studentët shqiptarë diskriminohen në procesin e punësimit në administratë

2 Min. Leximi

Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Administratë, Muhamed Krasniqi, sonte në emisionin “Debat në SHENJA” alarmoi se studentët shqiptarë po përballen me diskriminim gjatë procesit të punësimit.
Ai e përshkroi situatën si një problem serioz dhe të dhimbshëm, duke theksuar se diskriminimi ndodh kryesisht ndaj studentëve që kanë studiuar në gjuhën shqipe.

“Kjo është një temë shumë e dhimbshme për mua. Besoj që duhet të jetë për të gjithë. Unë e kam thënë edhe njëherë më herët. Që nga momenti i parë kur ka shkuar në atë Agjenci, kam vërejtur një anomali, nja paqartësi dhe një absurditet që është ligjor dhe diskriminues dhe që kryesisht e diskriminon komunitetin shqiptar, apo studentët të cilët kanë studiuar në gjuhën amtare shqipe. Dhe për mua është shumë brengë e madhe. Ndjehem keq do të thotë në këtë aspekt se shumë vite kanë kaluar dhe një njfarë mënyrë është heshtur. Dhe nuk e di cilët janë arsyet dhe cilët mund të jenë përfitimet nga heshtjet që janë bërë përballë kësaj padrejtësie sistematikë ku që në fazën e parë të konkurimit dhe të aplikimit bëhet një padrejtësi në bazë të koeficientëve të universiteteve. Ky koeficient është shumë i madh. Nuk është simbolik”, deklaroi Krasniqi.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull