Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë

1 Min. Leximi

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka mbajtur një tubim madhështor në Mitrovicë, ku kryetari i partisë, Memli Krasniqi, ka dhënë mesazhe të fuqishme për mbështetjen e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.

Në fjalën e tij para simpatizantëve, Krasniqi ka thënë se me Hamzën në krye të qeverisë, Mitrovica do të njohë zhvillim të qëndrueshëm dhe forcim ekonomik.

- Advertisement -

“Sa të rrjedh Ibri dhe Sitnica, do të mbijetojë Mitrovica. Por sonte ju them se jo vetëm se do të mbijetojë, por pas 9 shkurtit, me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë”, ka deklaruar Krasniqi, i cili është pritur me ovacione dhe thirrjet “Fitore! Fitore!”.

Duke vlerësuar kandidaturën e Hamzës, ai ka shtuar se PDK ka një mision të qartë për të ardhmen e vendit.

“Kosova mundet më mirë ,nuk është vetëm slogani ynë, është misioni ynë, është premtimi ynë dhe është e ardhmja jonë. Dhe, njeriu që do t’i prijë këtij vizioni është biri juaj, Mitrovicë. Një personalitet që i bën nder qytetit dhe gjithë Kosovës. Një njeri i ndershëm, patriot, profesionist dhe lideri që Kosova ka nevojë sot: Bedri Hamza! FITORE!”, ka theksuar Krasniqi.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull