Pas zgjedhjes se kryetarit të Kuvendit, është deklaruar Lideri i PDK-së Memli Krasniqi. ai ka thënë se për këtë zgjedhje nuk janë të lumtur as vetë votuesit e LVV-së e as qytetarët, por u detyruan ta votonin në mënyrë që të zhbllokohej situata.
“As votuesit e VV-së e as qytetarët nuk janë të lumtur me përzgjedhjen për Kryetar të kuvendit. PDK ka kërkuar zhbllokadën e imponuar nga VV qysh nga dita e parë. Kemi ofruar gatishmërinë tonë për ta votuar një kandidat që s’ka qenë pjesë e ekzekutivit. Në një situatë normale, në një botë paralele asnjëherë nuk do ta votonim dikë si Dimali në krye të kuvendit, por sot kemi votuar siç kemi thënë për ta zhbllokuar situatën dhe për t’i qëndruar besnik fjalës së dhënë publike, sepse për PDK kjo është e rëndësishme”, ka thënë Krasniqi.