Kovaçevski: Pres zgjedhje të rregullta dhe demokratike

1 Min. Leximi

Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski në një intervistë për MIA-n thotë se nga aspekti institucional pret zgjedhje të rregullta dhe demokratike, por nuk e përjashton mundësinë e ndërhyrjes së jashtme përmes dezinformatave dhe aktiviteteve hibride.

“Sa i përket organizimit të zgjedhjeve në aspektin institucional, po, pres zgjedhje të rregullta dhe demokratike, për këtë do të kujdeset Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe të gjitha institucionet tjera që kanë kapacitete, tashmë të shtuara me përfaqësues të opozitës. Sipas ligjit tonë për një Qeveri teknike që t’i zbatojë zgjedhjet”, thotë Kovaçevski.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull