Kryetari i Gjykatës kushtetuese, Darko Kostadinovski, pret që lënda për Ligjin për gjuhët të zgjidhet vitin e ardhshëm, duke cekur se askush nukl duhet të shohë rrezik sepse “as nuk japin, as nuk marrin diçka”, por bëhet harmonizimi i dispozitave të ligjit me Kushtetutën dhe në fund rezultati do të jetë një ligj shumë më i kirë se sa ai që e kemi për momentin.
Kostadinovski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për këtë lëndë në konferencën vjetore për shtyp, tha se e ndjekë një “kombinim i jashtëzakonshëm rrethanash” dhe se për fat të keq dy mbledhje përgatitore ishin nshtyrë dhe që të dyjat, siç theksoi, për arsye objektive.
Ndjeshmëria e cilës do lëndë, theksoi Kostadinovski, nuk zhduket me kalimin e kohës dhe kjo lëndë, siç tha, ishte e ndjeshme edhe kur ishte parashtruar para tashmë mbi gjashtë viteve, dhe e ndjeshme është edhe sot, dhe do të jetë e ndjeshme edhe në vitin 2030 edhe në vitin 2040.
“Detyra jonë është të përgjigjemi edhe ne si Gjykatë Kushtuetese, kur vendosim askush nuk duhet të shikojë në vendimet tona si në ndonjë kërcënim ose ndonjë dhënie ose marrje të të drejtave. Në vendimet tona të gjitha organet shtetërore duhet të shikojnë si mik, ta kthejmë gjendjen e Kushtetutshmërisë, të tregojmë ku ka mospërputhje me Kushtetutën, atë mospërputhje deputetët ta përkthejnë në zgjidhje ligjore. Sepse, rezultati përfundimtar nga kjo, është se nga një ligj i tillë i harmonizuar me Kushtetutën përfitim do të kenë qytetarët. Do të kenë ligj më të mirë nga ai që është kontestuar. Kjo nuk vlen vetëm për ligjin për përdorimin e gjuhëve, por për ç’farëdo lloj ligji tjetër”, deklaroi Kostadinovski.
Në lidhje me vendimin e Gjykatës Administrative për gjyqtarin raportues për Ligjin e gjuhëve dhe nëse dyshon në prapavi politike, Kostadinovski thotë se këtë vendim Gjykata Kushtetuese e ka marrë në afat rpej tre, shtatë, 15 ose 30 ditë pas zgjedhjes “askush nuk do të thoshte asgjë, por pas dy vitesh është e natyrshme të kesh dyshime.”
“Sa i përket të drejtës materiale dhe thelbit të vendimit, nuk do të komentoj. Unë publikisht e kam shprehur qëndrimin tim se duhet të ketë një gjykatë që do të vlerësojë aktet individuale specifike të organeve shtetërore në atë fushë, sepse e kundërta do të na reduktonte në një sulltanat. Kam shprehur dyshimet e mia dhe për këtë arsye e quaj një tërësi rrethanash të çuditshme dhe për këtë arsye i bëra thirrje ligjvënësit pesë ose gjashtë muaj më parë që ta korrigjojë menjëherë atë boshllëk ligjor”, tha Kostadinovski.

