Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe RajoniLajme

Kosovë, mësimi i gjuhës shqipe bashkon të rinjtë nga rajoni dhe bota

Përditësimi i fundit: 2024/08/31 at 10:47 AM
Publikuar August 31, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Prishtinë

Mësimi i gjuhës dhe kulturës së popujve të tjerë i bashkon njerëzit dhe i largon stereotipet, pajtohen pjesëmarrësit e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare (Seminari i Albanologjisë), i cili po mbahet në Prishtinë, raporton Anadolu.

- Reklamim -

20-vjeçarja Jovana Gogiq nga Kraljeva, studente e vitit të tretë në Departamentin e Studimeve Shqipe në Beograd, po merr pjesë për herë të parë në Seminarin e Albanologjisë.

Ajo tregon se familja e saj vjen nga Kosova dhe se me gjuhën shqipe është e ekspozuar që në fëmijëri. Siç thotë ajo, gjatë gjithë jetës së saj ishte tërhequr për ta mësuar gjuhën shqipe, ndaj pas mbarimit të gjimnazit gjuhësor vendosi ta studiojë gjuhën shqipe. Ajo beson se shqipja nuk është aq e vështirë për t’u mësuar, megjithëse ka disa veçori unike.

Siç thotë Jovana, në Prishtinë ka një atmosferë shumë të mirë si në kursin e shqipes, ashtu edhe në konviktet studentore ku janë vendosur pjesëmarrësit e këtij seminari. Me studentë vendas ajo komunikon në shqip, anglisht dhe serbisht.
“Duke qenë se kisha ardhur më parë, por jo në Prishtinë, isha në Prizren dhe Hoçë të Madhe me familjen time, nuk kisha frikë, por isha pak e brengosur nga konflikti eventual me njerëzit këtu, edhe pse asgjë e veçantë”, thotë ajo.

Jovana beson se bashkëpunimi mes popujve dhe shteteve është i nevojshëm jo vetëm për politikën, por edhe për zhvillimin e shoqërisë dhe ekonomisë.

“Është thjesht shumë e rëndësishme që ne të mbajmë një lloj bashkëpunimi dhe të largojmë stereotipet rreth asaj energjie negative dhe gjithë asaj urrejtjeje që ka vite që qarkullon”, thotë Jovana.

Gjimnazisti 18-vjeçar Lev Sokliq nga Lubjana, Slloveni, është për herë të dytë pjesëmarrës i këtij seminari, për të cilin tha se ka dëgjuar në kursin e gjuhës shqipe në Lubjanë.

“Përshtypjet janë të mira, flasim shqip dhe studiojmë. Prishtina është një qytet i madh, i gjallë, me të rinj, kështu që më pëlqen shumë”, thotë Levi, duke përshëndetur në gjuhën shqipe: “Mirëdita, si jeni? Ejani në Prishtinë, këtu është shumë mirë”.

Gjuhën shqipe ai e ka dëgjuar për herë të parë gjatë shkollimit fillor, pasi në paralele kishte hasur në nxënës shqiptarë. Ai thotë se dëgjon edhe muzikë shqipe, nga e cila veçon muzikën popullore.

Jakub Stepaniuk nga Polonia, i cili aktualisht jeton në Bruksel, vitin e kaluar mori diplomën master në studimet e Evropës Juglindore me fokus në politikë, drejtësi dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Ai flet dhjetë gjuhë, përfshirë turqishten, e cila për të ishte më e vështira për ta mësuar.

Jakub, i cili është për herë të dytë në Seminarin e Albanologjisë në Prishtinë, flet shumë mirë serbisht dhe tani ai mund të komunikojë edhe në gjuhën shqipe.

“Gjuhën shqipe e kam filluar ta mësoj në Beograd, ku kam qenë në programin Erasmus në vitin 2019. Kam studiuar shqip për një semestër në Departamentin e Studimeve Shqiptare. Më pas studiova në Fakultetin e Shkencave Politike dhe si lëndë zgjodha të studioj gjuhën shqipe për një hulumtim në Mitrovicë, sepse mendova se do të ishte e dobishme të flisja edhe serbisht edhe shqip”, thotë Jakub në një shqipe pothuajse të rrjedhshme.

Jakub beson se serbët dhe shqiptarët duhet të bashkëpunojnë dhe se duhet të nisin nga niveli joformal, me komunikimin e njerëzve të thjeshtë dhe pastaj të kalojnë në nivelin e lartë politik, që është më i ndërlikuari.

Më 19 gusht, në Universitetin e Prishtinës filloi edicioni i 42-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Seminari, i cili do të zgjasë deri më 30 gusht, ka mbledhur këtë vit rreth 300 studentë dhe studiues nga vende të ndryshme të botës. Ata ndjekin kurse të gjuhës shqipe dhe zhvillojnë kërkimin e tyre shkencor në fushën e albanologjisë.

TOP Lajmet

SELA: KTHEHUNI NË SHPI
Lajme
Mickoski thumbon Taravarin: Do të vijë dita kur do të takohemi sërish, kur të përpiqet të hyjë përsëri në koalicion me ne
Lajme Politikë
Sali-Taravarit: As votuesi, as anëtarësia nuk të besojnë më në teatrin tënd, je me Aliun dhe BDI-në!
Lajme Politikë
Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve
Bota dhe Rajoni
Halil Snopçe: Problemi i VLEN-it nuk është BDI-ja, por Aleanca për Shqiptarët
Lajme
Valbona Adili Emini deputetja e VLEN që zëvendëson Sulejmanin
Lajme
3shi.net 31 Gusht, 2024 August 31, 2024
Artikulli i mëparshëm MASH: Mbi 1000 asistentë arsimorë në vitin e ri shkollor do të ndihmojnë nxënësit me aftësi të kufizuara
Artikulli tjetër Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi: “Përkundër autogolave të Soravisë, nuk do lejojmë degradimin e gjuhës shqipe”

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Teknologji

    Google Maps zbulon përditësimin më të fundit

    3shi.net May 20, 2024
    Bregu i Fildishtë fiton Kupën e Kombeve të Afrikës 2023
    Shënimi i Ditës së Policisë së Maqedonisë
    Dielli lëshon flakërimin më të fuqishëm në gati një dekadë
    Izet Mexhiti: Decentralizimi, ende mbetet sfidë edhe pas 23 vite të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    SELA: KTHEHUNI NË SHPI

    May 18, 2025
    LajmePolitikë

    Mickoski thumbon Taravarin: Do të vijë dita kur do të takohemi sërish, kur të përpiqet të hyjë përsëri në koalicion me ne

    May 18, 2025
    LajmePolitikë

    Mexhiti: VLEN është vlera, dhe nga VLEN iku antivlera

    May 18, 2025
    LajmePolitikë

    Sali-Taravarit: As votuesi, as anëtarësia nuk të besojnë më në teatrin tënd, je me Aliun dhe BDI-në!

    May 18, 2025
    LajmePolitikë

    Ibrahimi pas dorëheqjes së deputetit Sulejmani: Shoqëria jonë ende ka njerëz të virtytshëm

    May 18, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve

    May 18, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?