Kosova pret Suedinë në Fadil Vokrri, Dardanët duan pikët e para në kualifikuese

1 Min. Leximi

Kombëtarja e Kosovës sonte pret Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Pas humbjes së rëndë në udhëtim te Zvicra, ku u mposht me rezultat të thellë 4-0, Dardanët kërkojnë reagim para tifozëve të tyre dhe synojnë pikët e para në këtë fushatë.

- Advertisement -

As Suedia nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë, pasi në duelin e parë u ndal me barazim 2-2 nga Sllovenia, çka e bën edhe më të rëndësishme këtë përballje për të dyja kombëtaret.

- Advertisement -

Prishtina pritet të jetë e mbushur me një atmosferë të jashtëzakonshme, pasi interesimi i tifozëve është i madh për ta mbështetur Kosovën.

Historiku i përballjeve shkon në favor të skandinavëve, pasi Suedia ka dalë fituese në të tre ndeshjet e zhvilluara deri tani, përfshirë dy takime zyrtare në kualifikime dhe një miqësore.

Megjithatë, Kosova e ka rastin që në shtëpi dhe me përkrahjen e madhe të tifozëve të thyejë këtë ecuri dhe të shkruajë një kapitull të ri në përballjet me suedezët.
Dueli mes Kosovës dhe Suedisë fillon nga ora 20:45 dhe pritet të sjellë emocione të forta në “Fadil Vokrri”.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull