Kosova e arrin edhe fitoren e dytë në Botërorin në Egjipt

1 Min. Leximi

Përfaqësuesja U19 e Kosovës në hendboll e ka arritur edhe fitoren e dytë në Kampionatin Botëror që është duke u zhvilluar në Egjipt.

Kosova U19 të hënën e ka mposhtur Kuvajtin me rezultat bindës 36:23.

- Advertisement -

Kjo ishte ndeshja e parë e fazës së dytë grupore. Është pjesë e përfaqësueseve që luftojnë për plasman sa më të mirë, përkatësisht për renditje prej pozitës së 17-të deri në pozitën e 32-të.

- Advertisement -

Më i dalluari te Kosova ishte portieri Olt Kabashi i cili bëri nëntë pritje. Olsi Mulaj i shënoi tri gola kurse Amar Muqolli e Suad Pajaziti i shënuan nga pesë e Drijon Istrefi e Arbian Thaqi nga tri.

“Dardanët” e rinj të shtunën e shënuan fitoren e parë në fazën e parë grupore. Fituan ndaj Marokut, 32:22. Por fillimisht i humbi dy ndeshjet e para në fazën e parë grupore, nga Zvicra dhe nga Hungaria.

Të martën Kosova takohet me Portugalinë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull