Kosova dhuron pajisje ndihmëse për shoqatën “Sos VITA” në Shkup

1 Min. Leximi

Në kuadër të diplomacisë publike, Republika e Kosovës ka ndarë një donacion për shoqatën “Sos VITA” në Shkup, e cila kujdeset për persona me aftësi të kufizuara. Donacioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës përfshin pajisje ndihmëse të nevojshme për anëtarët e shoqatës.

Gjatë takimit me drejtorin e shoqatës, z. Ertan Shaqiri, u shpreh mirënjohje për ndihmën e ofruar nga shteti i Kosovës dhe u vlerësua lart përkushtimi i ambasadorit Florian Qehaja dhe Ambasadës së Kosovës në Shkup në mbështetjen e kësaj iniciative humanitare.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull