Në Komunën e Çairit sot u zhvillua mbledhja e parë konstituive e Këshillit të ri komunal, pas përfundimit të zgjedhjeve të fundit lokale.
Gjatë kësaj mbledhjeje, anëtarët e rinj të Këshillit zgjodhën Muhamed Murtezin, bartës i listës së koalicionit VLEN, si kryetar të Këshillit të Komunës së Çairit.
Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Murtezi e cilësoi këtë ditë si “fillimin e një kapitulli të ri për Çairin”, duke theksuar se pas një procesi zgjedhor të suksesshëm, u konkretizua përfaqësimi i ri i qytetarëve – me përgjegjësi, përkushtim dhe bashkëpunim për zhvillim.
“Ky Këshill do të jetë zëri i qytetarëve të Çairit. Do të punojmë me transparencë, me vendime të drejta dhe me synimin e përbashkët për ta çuar komunën tonë përpara,” deklaroi Murtezi.
Ai shtoi se Çairi ka nevojë për një Këshill që dëgjon, vepron dhe sjell ndryshim, duke e cilësuar këtë si fillimin e një rrugëtimi të përbashkët për të mirën e komunës dhe të të gjithë qytetarëve të saj.

