Kondova mirëpriti me zemër të hapur Muhamed Elmazin

1 Min. Leximi

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, është pritur me entuziazëm dhe mikpritje nga banorët e fshatit Kondovë. Gjatë takimit, ai ka shpërndarë një fotogaleri nga vizita, duke theksuar rëndësinë e këtij vendbanimi dhe energjinë që i jep mbështetja e qytetarëve.

“Kondova, një nga vendbanimet më të gjalla dhe më mikpritëse të Sarajit, më priti me zemër të hapur. Çdo takim këtu është motiv i ri për të vazhduar punën tonë. Sa më afër banorëve aq më afër fitores së 19 tetorit!”, ka shkruar Elmazi.

- Advertisement -

Takimi në Kondovë vjen në kuadër të aktiviteteve të tij të përditshme me strukturat dhe qytetarët e Sarajit, ku kandidati premton ndryshim real dhe projekte konkrete për komunën.

- Advertisement -

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull