Nga komuna e Tetovës janë deklaruar pas aksionit të sotëm kundër mbledhjes së parave nga shitësit e produkteve bujqësore nga ana e Myftinisë së Tetovës, përcjell TV21. Nga komuna thonë se vetëm institucionet e autorizuara ligjërisht do të kenë kompetencë mbi taksat dhe tarifat, ndërsa inkurajojnë qytetarët që të paraqesin rastet ku nga ata kërkohen para. Sigurojnë që shitësit do të vazhdojnë aktivitetin.
“Myftinia e Tetovës, me në krye Qani Nesimin, nuk ka kompetenca për të mbledhur para nga këto shitës. Çdo pagesë apo veprim ligjor duhet të kryhet nga një subjekt i autorizuar, i fiskalizuar dhe i njohur ligjërisht. Ky standard synon të mbrojë qytetarët dhe të sigurojë drejtësi në tregun tonë”, thonë mes tjerash nga komuna e Tetovës.