Komuna e Çairit vendos tre kontejnerë për hedhjen e mbetjeve të kurbanit

1 Min. Leximi

Komuna e Çairit njofton se me rastin e festës së Kurban Bajramit, nesër do të vendosen tre kontejnerë të posaçëm për hedhjen e mbetjeve të kurbanit, në këto pika:

1. Në Seravë – pranë objektit Premium

2. Në Duqanxhik – pranë Teqes
3. Në Çair – pranë Xhamisë së Re

“Ju ftojmë që mbetjet e kurbanit t’i hidhni vetëm në këto pika të përcaktuara, në mënyrë që të ruajmë pastërtinë publike, shëndetin e përbashkët dhe dinjitetin e festës sonë. Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Çairit.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull