Sot shënuam 3 Dhjetorin, Ditën e Personave me Nevoja të Veçanta. Me shumë respekt dhe mbështetje mora pjesë edhe në inaugurimin e organizatës “INKLUDIVERSA”, një nismë e rëndësishme që synon krijimin e hapësirave më të aksesueshme dhe mbështetëse për çdo qytetar.
Kjo ditë na kujton se përfshirja dhe fuqizimi i personave me nevoja të veçanta është një detyrë e përbashkët e shoqërisë tonë. Secili qytetar meriton respekt, mundësi të barabarta dhe mbështetje për të zhvilluar potencialin e tij të plotë.
Komuna e Çairit angazhohet çdo ditë për të ndërtuar një mjedis më gjithëpërfshirës, ku fëmijët dhe të rinjtë me nevoja të veçanta gjejnë mbështetje, kujdes dhe mundësi reale për t’u integruar në të gjitha sferat e jetës. Ky angazhim është një pjesë thelbësore e vizionit tonë për një komunë të barabartë, të drejtë dhe të përfshirë për të gjithë.






