Komuna e Çairit dënon ashpër incidentin e ndodhur mes Kryetares së Qytetit të Shkupit, znj. Danella Arsovska, dhe disa individëve në territorin e Komunës së Çairit.
Të tilla akte janë të papranueshme dhe përbëjnë cenim të rëndë të normave të sjelljes në një shoqëri demokratike dhe të civilizuar.
Duke e konsideruar të rëndësishme informimin korrekt të opinionit publik, sqarojmë se ngjarja në fjalë nuk ka asnjë lidhje me institucionin tonë. Asnjë i punësuar apo funksionar i Komunës së Çairit nuk ka qenë i përfshirë apo i pranishëm në vendin e ngjarjes.
Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar ndaj ruajtjes së rendit publik, respektimit të institucioneve dhe promovimit të bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve.
Në këtë kontekst, mbetet në kompetencën e institucioneve përkatëse që, sipas procedurave të tyre, do të veprojnë me kujdes dhe përgjegjësi, në funksion të sqarimit të ngjarjes dhe ruajtjes së qetësisë publike.
Komuna e Çairit dënon ashpër incidentin me kryetaren e Shkupit: Ngjarja nuk ka asnjë lidhje me institucionin tonë!

Ndani këtë artikull