Koçoska: Nga shtatori do të ketë përsëri rritje të pensioneve

2 Min. Leximi

Nga shtatori do të ketë përsëri rritje të pensioneve, por ende, nuk kemi biseduar për atë nëse ajo do të jetë rritje lineare ose procentuale, edhe pse e dini qëndrimin tim se unë jam ithtare për atë që të ketë rritje lineare të pensioneve, deklaroi sot në konferencë për media ministrja e Financave, Dimitrieska Koçoska.

Duke e prezantuar propozim ribalancin e Buxhetit për vitin 2025, në konferencë për media në Qeveri, Koçoska tha se transferimi i përgjithshëm nga Buxheti ndaj Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor këtë vit do të jetë diku rreth 50 miliardë dhe se me propozim ribalancin parashikohen edhe rreth 2,5 miliardë.

- Advertisement -

Fondi për SPIM, theksoi Koçoska, pranon të ardhura sa i përket kontributeve të cilat i realizon buxheti dhe ata, edhe pse kalojnë nëpërmjet Buxhetit, drejtpërdrejtë transferohen në FSPIM.

“Në gjysmën e parë të vitit pati një realizim më të dobët se sa ishte parashikuar për ne deri në fund të vitit, sepse ne e parashikuam, dhe projeksioni do të realizohet sepse nuk patëm përputhshmëri me pagën minimale dhe pagat vazhdojnë të rriten dhe tani ndihet tashmë nga muaji në muaj, se si kemi një mbledhje më të madhe të kontributeve, kështu që është planifikuar 2,5 miliardë, por kjo është vetëm rezultat i atyre mungesave të likuiditetit që ka SPIM në aspektin se sa realizon nga të ardhurat e veta”, sqaroi Koçoska.

Koçoska, gjithashtu, konfirmoi se në propozim ribalancin e Buxhetit ka paraparë edhe rritje të mjeteve për pagat në sektorin publik.

“Flasim për realizimin e buxhetit dhe zërin paga. Po, ka rritje. Më së shumti këtu efekti është për shkak të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila kishte rritje të pagave prej 10 për qind, ndërsa MPB në thelb numëron numrin më të madh të administratës. Ata kanë rreth 12 mijë të punësuar”, sqaroi Koçoska.

- Advertisement -

Për paga në sektorin publik, Koçoska tha se janë diku rreth 800 milionë, prej të cilave rreth 600 milionë janë për MPB.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull