Klubi i mundjes “Tefeyuz” kujton ish mundësin dhe luftëtarin e UÇK-së Erduan Memishi

1 Min. Leximi

Gjatë ditës së sotme është mbajtur turneu ndërkombëtar në mundje “13 Nëntori”.

Me këtë rast Klubi i Mundjes “Tefeyuz Shkup” ka ndarë plakete në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë në afirmimin e mundjes figurave të ndryshme.

- Advertisement -

Vlen të përmendet se me shumë kujtim dhe dashuri, kryetari i Klubit të Mundjes “Tefeyuz Shkup”, Nusret Xhaferi ka ndarë një plaket për familjarët e ish mundësit të këtij klubi Erduan Memishi, i cili nga viti 2007 u ekzekutua nga autoritetet çeke.

Plaketën në emër të Erduan Memishit e pranoi vëllau i tij, Enes Memishi.

Kujtojmë për opinionin e gjërë se Memishi si fëmijë ishte i njohur si sportist i jashtëzakonshëm i cili ishte shpalluar kampion ballkanik në Bullgari, dhe 18 medalje tjera. 

- Advertisement -

Po ashtu kujtojmë se i ndjeri Erduan Memishi ende pa i mbushur 16 vite të plota, si një adoleshent që nuk mendoi dy herë rrezikun e jetës, për motive atdhedashurie braktisi familjen për t’iu bashkuar rradhëve të karavanit të Ushtrisë Çlitimtare Kombëtare në luftën kundër sllavo-maqedonasve.

Ai ishte pjesë e Brigadës 115 që operonte në Dërven të Shkupit nën udhëheqje të Rafiz Halitit, i njohur si Komandant Mësuesi. 

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull