Klinika e Kardiologjisë dhe ajo e Kardio-kirurgjisë bashkohen në një institucion

1 Min. Leximi

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se morën vendim për bashkimin e Klinikës së Kardiologjisë dhe Klinikës Shtetërore të Kardiokirurgjisë, që siç tha, qëllimi është sigurimi i një niveli më të lartë të integrimit, koordinimit dhe efikasitetit në trajtimin e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare, përmes shfrytëzimit racional të burimeve ekzistuese njerëzore, hapësinore dhe teknologjike të të dy institucioneve.

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu tha se përmes eliminimit të dyfishimeve administrative dhe optimizimit të strukturës organizative, krijohen kushte për kursime financiare që do të riinvestohen në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, modernizimin e pajisjeve mjekësore dhe edukimin profesional të stafit.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull