Kjo qeveri nuk është e aftë të garantojë një prej parimeve themelore të demokracisë – lirinë e medias

2 Min. Leximi

Qeveria e Maqedonisë së Veriut po dështon vazhdimisht për krijimin e një ambienti të përshtatshëm për punën e gazetarëve dhe mediave. Kjo qeveri nuk është e aftë të garantojë një prej parimeve themelore të demokracisë – lirinë e medias. Në vend që t’i mbrojë dhe t’u sigurojë kushte për punë, pushteti në çdo moment përpiqet t’i frikësojë dhe kërcënojë gazetarët dhe mediat në përgjithsi.

Rasti i djeshëm kur një gazetarit tentohet t’i merret telefoni personal nga policia, pa vendim të prokurorit, për interesa personale dhe klanore të partisë në pushtet, përbën shkelje flagrante të të drejtave themelore që gëzon media dhe gazetarët.

- Advertisement -

Ky realitet që po e shohim çdo ditë, nuk është vetëm perceptim i brendshëm, por është konfirmuar edhe nga raporti i organizatës “Reporters Ëithout Borders”, ku Maqedonia e Veriut ka pozita e 36-të sa ishte në vitin 2024, tani renditet në pozitën e 42-të në vitin 2025. Ky është një alarm i qartë për drejtimin e gabuar që e ka marrë shteti.

- Advertisement -

Aspirata për integrim në BE nuk jetësohet në këtë mënyrë. Vlerat evropiane dhe perëndimore na mësojnë që liria e fjalës është vlera themelore e ndërtimit të shoqërisë dhe përparimit të shtetit. Gazetarët nuk janë armiq të shtetit, por mbrojtës të interesit publik. Çdo shkelje e të drejtave, kërcënim, shantazh apo presion ndaj tyre, tregon vetëm frikën e pushtetit nga e vërteta.

E dënojmë fuqishëm këtë sjellje autoritare të pushtetit. Shoqëria demokratike nuk ndërtohet vetëm me fjalë të bukura, por duke e respektuar fjalën e lirë, gazetarët dhe të gjithë punëtorët mediatik.

U bëjmë thirrje institucioneve ndërkombëtare, BE-së, OSBE-së dhe organizatave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut që të reagojnë në lidhje me represionin që po u bëhet mediave dhe gazetarëve në Maqedoni të Veriut.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull