Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (EUCOM) ka njoftuar se Forca e NATO-s në Kosovë (KFOR), në bashkëpunim me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe Policinë e Kosovës, ka realizuar një ushtrim të përbashkët, duke synuar forcimin e koordinimit dhe gatishmërisë operacionale.
Ky ushtrim, i quajtur #GoldenSabre2025, përfshiu stërvitje të përbashkëta taktike dhe operacionale, qëllimi i të cilave ishte përmirësimi i bashkëpunimit mes forcave shumëkombëshe dhe institucioneve lokale të sigurisë. Nëpërmjet këtyre aktiviteteve, pjesëmarrësit testuan procedurat e përgjigjes ndaj situatave të ndryshme emergjente dhe forcuan aftësitë e tyre për të garantuar rendin dhe stabilitetin në Kosovë.
Në njoftimin e EUCOM theksohet se:
“SIGURI PËRMES BASHKËPUNIMIT – 🤝 Ushtarë shumëkombësh nga Forca e NATO-s në Kosovë (KFOR) u stërvitën së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës gjatë Ushtrimit #GoldenSabre2025 ⚔🌟, duke ndërtuar bashkëpunim dhe gatishmëri për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës.”

