Këto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it

1 Min. Leximi

Negocitata mes VMRO DPMNE-së dhe koalicionit VLEN për formimin e Qeverisë së re janë drejt finalizimit.

Burime të portali ZYRTARE.net brenda palëve negociuese mëson se koalicionit VLEN i është dhënë edhe zyrarisht pozicioni i kryetarit të Kuvendit, ndërsa sa i përket posteve ministrore i janë dhënë dikasteri i Ekonomisë, Ekologjisë, ai i Shëndetësisë, ministria e Sistemit politik, ministria e Punës dhe politikë sociale si dhe një ministri pa resor.

- Advertisement -

Sa i përket zëvëndës ministrave, koalicioni VLEN do të ketë zv ministra në Bujqësi, Kulturë, Arsim, Mbrojtje, Transport si dhe zëvëndës në MPB.

- Advertisement -

Zyrtare.net mëson se poashtu koalicioni VLEN do të ketë edhe 5 sekretar shtetëror, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të konfirmohen edhe zyrarisht emrat që do të marrin përgjegjësit nga koalcioni VLEN në qeverinë e re. /ZYRTARE.NET/

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull