Pasditen e sotme në pikën kufitare “Bllacë” është arrestuar një i ri nga Kumanova, i cili kërkohej nga policia pasi dyshohet për kryerje të veprës penale, shkruan TV21. Personi në fjalë, i njohur për redaksinë e TV21, është djali i një afaristit të njohur nga Kumanova. Nga MPB për TV21 e konfirmuan rastin, pa dashur të japin informacione shtesë, pasi thonë se hetimi në lidhje me rastin po vijon.
“Më datë 29.12.2024 rreth orës 17:00, në dalje nga shteti, në pikën kufitare “Bllacë” është privuar nga liria personi H.S. nga Kumanova, i cila paraprakisht kërkohej me telegram për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale, Ai i është dorëzuar SPB-Shkup”, thonë nga MPB