Albin Kurti, mbërriti sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku u mbajt seanca paraprake e çështjes gjyqësore ndaj Faton Klinakut, ish-sekretari i OVL UÇK-së, i cili akuzohet për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Faton Klinakut për veprën penale “Kanosja”.
Gjithashtu, aktakuza është ngritur edhe ndaj një të pandehuri tjetër, N.S., është bërë e ditur në një njoftim zyrtar.
“Sipas aktakuzës, më 29.08.2023, i pandehuri F.K., me qëllim që ta frikësojë dhe ta detyrojë personin zyrtar – tani të dëmtuarin A.K. – në cilësinë e tij si kryeministër i Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë ose të mos ndërmarrë veprime të caktuara në kuadër të ushtrimit të detyrës së tij zyrtare, e ka kanosur atë përmes profilit të tij personal në rrjetin social ‘Facebook’, duke postuar shkrime me përmbajtje kërcënuese,” ka njoftuar Prokuroria.
Përmes një postimi në Facebook, Klinaku nga OVL e UÇK-së kishte thënë se më përpara “e vras Albin Kurtin” sesa që ik nga Kosova.
“Nëse mediave ju duket postimi im si skandaloz, atëherë të më thonë se: A më shumë vlen Albini, apo atdheu ynë! Prapë po e përsëris pra, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: “Më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, kishte shkruar K