Katër kombëtare me nga katër pikë – Ukraina eliminohet edhe pse pati pikë sa lideri i grupit

1 Min. Leximi

Ukraina është eliminuar nga Kampionati Evropian edhe pse ka pasur po aq pikë sa Rumania që e ka fituar grupin E.

Pas tre xhirosh, të katër kombëtaret, Rumania, Belgjika, Sllovakia dhe Ukraina i numërojnë nga katër pikë.

- Advertisement -

Falë golaverazhit, Rumania e kryen kampanjën grupore e para, e pas saj vjen Belgjika, ndërkaq nga vendi i tretë në fazën e nokautit kalon Sllovakia.

E Ukraina fatkeqe detyrohet të kthehet në shtëpi me po aq pikë, por e renditur e fundit për shkak të gol-dallimit më të keq.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull