Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është ftuar të merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit.
Por, siç ka bërë të ditur Kasami përmes një statusi në rrjetet sociale, vizitën në SHBA, ai e ka nisur me një takim me udhëheqësinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA
“Vizitën në SHBA e nisa me takimin me udhëheqësinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, ku biseduam rreth sfidave me të cilat përballen shqiptarët të cilët jetojnë anembanë botës.
I informova për situatën aktuale politike në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë kontributin që po japim në avancimin e të drejtave të shqiptarëve.
“VATRA” është organizata patriotike shqiptare e cila ka ndihmuar dhe ndihmon shqiptarët e Amerikës për intergrimin e tyre në SHBA, gjithashtu ka punuar dhe punon për lirinë dhe demokracinë e kombit shqiptar. Themelues të saj janë figurat emblematike Fan Noli, Faik Konica dhe patriot të tjerë shqiptarë”, ka shkruar Kasami.