Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka promovuar edhe një investim të ri në Komunën e Tetovës, që ka të bëjë me me shkollën “Istigball”.
Kasami ka njoftuar se oborri dhe terrenet sportive tek shkolla fillore “Istikball” janë të reja dhe me kushte moderne.
“Ne do te vazhdojmë të investojmë në shkolla, pasi ky është investim drejt së ardhmes! Përgëzoj drejtorin, stafin e shkollës dhe gjithë ata që po kontribuojnë në përmirësimin e kushteve!. Ju qoftë përhajr nxënësve!”, ka shkruar Kasami.