Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka uruar Pavarësinë e Kosovës, që siç tha, pavarësia e saj u fitua me sakrificën e shumë brezave që ëndërruan një Kosovë sovrane dhe të lirë. Kasami tha se, qyteti i Tetovës gjithmonë ka qenë pranë Kosovës, që siç thotë, përveç historisë së përbashkët, ndajnë edhe të arhdmen që do ta zhvillojnë bashkë.
“Gëzuar Pavarësinë Kosovë🇽🇰
Sot festojmë një nga momentet më të rëndësishme të kombit tonë, ditën kur Kosova u bë e lirë, e pavarur dhe krenare! Kjo pavarësi nuk u fitua lehtë, por me sakrificën e shumë brezave që ëndërruan një Kosovë sovrane dhe të lirë.
Nga Tetova, qyteti që gjithmonë ka qenë pranë Kosovës në çdo hap të saj, ndajmë jo vetëm histori të përbashkët, por edhe një të ardhme që do ta ndërtojmë bashkë, me më shumë bashkëpunim, zhvillim dhe përparim!
Gëzuar 17 Shkurtin”, ka shkruar Kasami.