Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami gjatë qëndrimit të tij në Amerikë është takuar me Granit Gjonbalaj dhe bashkëpunëtorët e tij, për të diskutuar mbi mundësinë e investimeve në Tetovë.
“Granit Gjonbalaj, Drejtor Ekzekutiv i Spaxel, ka përvojë të gjerë në industrinë e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme. Përpara se të themelonte Spaxel, ai ishte Shefi i Zhvillimit në WeWork. Ai gjithashtu ka themeluar UA Builders dhe Propco, dy kompani të suksesshme në ndërtimin dhe zhvillimin e banesave shumëfamiljare dhe të përballueshme.
Në këtë diskutim u bashkua edhe Dr. Skender Murtezani, një mjek i njohur tetovar njëherit edhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi Kasami në Facebook.