Kasami: Sot nis një histori e ringjalljes për gjimnazin “Kirili Pejçinoviq”

1 Min. Leximi

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka deklaruar se sot ka njoftuar një histori e ringjalljes së ish-objektit të Medicinës, gjimnazi “Kirill Pejçinoviq”.
“Aty ku për vite qëndroi i harruar ish-objekti i Medicines, Gjimnazi “Kirili Pejçinoviq” sot nisi një tjetër histori, ajo e ringjalljes!
Së bashku me Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, simbolikisht bëmë nisjen zyrtare të punimeve për rikonstruksionin e këtij objekti, që nga simbol i harresës do të shndërrohet në shenjë të një Tetove që ecën përpara!
Ne nuk jemi këtu për premtime, por për punë konkrete, për të dëshmuar se qeverisja nuk matet me fjalë, por me vepra që u shërbejnë njerëzve. Tetova ka nevojë për punë të ndershme, për zhvillim e për drejtësi dhe kjo është rruga jonë”, ka shkruar Kasami.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull