Kasami: Situata në teren është favorshme për VLEN-in, po përgatitemi të marrim pushtetin në komunat që sot i ka BDI-ja

1 Min. Leximi

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se situata në teren i tregon ata favorit për të fituar në zgjedhjet lokale, raporton alfax.mk
Ndarja e bërë nga partitë opozitare, tha Kasami, është teknike, administrative, ndërsa ata si VLEN, po flasin për një ndarje dhe përzgjedhje të kandidatëve më të mirë.
“Të ndash komunat në bazë të partive politike që më pas partitë politike të përcaktojnë kandidatët pa marrë parasysh meritokracinë apo kandidatin më të mirë, mendoj se është një hall i madh të cilin ato e kanë me prezencën e Arben Taravarit. E kishim ne këtë hall, fatmirësisht tani më nuk e kemi, dhe ata tani po luftojnë cila parti cilën komunë do ta marr. Rezultatet janë të favorshme për ne si pjesë e Qeverisë, prandaj përgaditemi për të marrë pushtetin edhe në ato komuna ku sot udhëhiqen nga BDI dhe janë pushtet lokale të dështuara”, deklaroi Kasami.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull