Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami njëherit edhe përfaqësues i VLEN në emisionin Click Plus që transmetohet në Tv21 duke folur pér aktualitetin politik tha se nga dje ka moratorium të aktiviteteve politike dhe tani e tutje
Kasami pohoi se nga sotz VLEN në Kuvend, ka koordinator të ri dhe ai është Bekim Qoku
“Moratoriumi vlen deri në përfundim të zgjedhjeve lokale. Pastaj regjistrimi fillon për VLEN. Marrëveshja është që të kemi koordinator të ri. Pjesë e grupit parlamentar janë ata që do ta mbështesin Bekim Qokun për koordinator të ri. Ata që mbështesin janë të mirëseardhur ata deputet votën e kanë marrë vita në emër të VLEN”, deklaroi Kasami.
Kasami la mundësinë që të rritet numri i deputetëve që do të jenë pjesê e VLEN, njofton gjurmë.info
“Numri i deputetëve të Frontit mund të bije në 13-të. Dikush do dalë, po dikush do të hy në VLEN. Në bllokun shqiptar ka tash dy parti, VLEN dhe BDI. Ne jemi në Qeveri, BDI opozitë. Flasim për rikonfigurim të skenës politike. Jemi ne përfaqësues të shqiptarëve”, tha Kasami