Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka organizuar një iftar të përbashkët me gazetarët, duke i falënderuar për punën dhe përkushtimin e tyre në informimin e publikut.
Kasami theksoi se gazetarët kanë një rol të rëndësishëm në shoqëri, pasi sipas tij ata janë zëri i qytetarëve dhe ura që lidh shoqërinë me të vërtetën. Ai shtoi se respekti dhe kujdesi ndaj gazetarëve është i domosdoshëm.
“Gazetarët janë zëri i qytetarëve dhe ura që lidh shoqërinë me të vërtetën, prandaj respekti dhe kujdesi ndaj tyre është i domosdoshëm”, ka shkruar Kasami.
Ai gjithashtu theksoi se në një shoqëri demokratike, fjala e lirë dhe gazetaria e pavarur duhet të mbrohen dhe të vlerësohen gjithmonë.

