Kasami: Pavarësia e Kosovës, krenari dhe amanet brezash

1 Min. Leximi

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosova.

Ai e cilësoi këtë datë si një nga momentet më të lavdishme të historisë sonë më të re, duke theksuar se është gjithmonë nder i veçantë të jetë pjesë e aktiviteteve që shënojnë këtë përvjetor.

Kasami rikujtoi me respekt sakrificën e brezave që kontribuuan për lirinë dhe mëvetësinë e Kosovës, duke uruar që shteti i Kosovës të jetë përjetë i lirë dhe i fortë.

Gëzuar Ditën e Pavarësisë!

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull