Kasami nuk lëshon pe: Ne vendosim për funksionarët tanë në Qeveri

1 Min. Leximi

Lideri i Lëvizjes Besa dhe njëherësh kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se partia do të marrë vetë vendimet lidhur me funksionarët e saj në ekzekutiv, ndërsa sonte pritet të mbahet mbledhja e Kuvendit Qendror, për të shqyrtuar çështjet aktuale politike dhe organizative, raporton gjurme.info.
Sipas tij, në këtë takim do të diskutohen të gjitha temat që lidhen me angazhimin e përfaqësuesve të Lëvizjes Besa në Qeveri, duke nënvizuar se vendimmarrja do të mbetet kompetencë e strukturave partiake.

Kasami theksoi se qëndrimi i tij tashmë është bërë i qartë, ndërsa vendimet konkrete do të merren pas diskutimeve brenda organeve të partisë.

“Atë që kisha ta them e thashë mbrëmë. Ndërkohë sot në mbrëmje do të kemi mbledhje të kryesisë dhe do t’i diskutojmë të gjitha çështjet”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Lëvizjes Besa/

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull