Shkup, 27 mars – Koalicioni opozitar shqiptar VLEN mbrëmë në prani të shumë simpatizantëve ka hapur shtabin e saj në Tearcë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.
Në hapjen e shtabit morën pjesë krerët e koalicionit VLEN, kandidati për president Arben Taravari, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, kryetari i LD-së, Izet Mexhiti dhe përfaqësuesi i VV, Bekim Qoku.
“Dëshira për ndyshim vërehej në fytyrat e banorëve. E, këtë ndryshim ska kush që e ndal! Tearca VLEN!”, ka theksuar Bilall Kasami.