Kryetari i Tetovës dhe njëherësh një nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka përcjellë një mesazh pas hapjes së shtabit zgjedhor në Kërçovë, ku është prezantuar kandidati për kryetar komune, Fatmir Limani.
“Thonë që, ku ka shi ka edhe bereqet. E sonte pikërisht nga sheshi i qytetit të Kërçovës, qytetarë të shumtë, i madh e i vogël, gra e burra ishin tubuar në përkrahje të kandidatit tonë, burrit të fjalës e veprave, kryetarit të ardhshëm të komunës së Kërçovës, Fatmir Limani,” ka shkruar Kasami.
Ai theksoi se hapjet e shtabeve po shndërrohen në tubime masive, çka sipas tij është dëshmi se qytetarët e kanë kuptuar se VLEN është “adresa dhe shpresa e vetme”.
“Urime Kërçovë, e na priftë e mbara!”, përfundoi Kasami.