Kryetari i Tetovës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, deklaroi sot se VLEN synon jo vetëm pjesëmarrje në zgjedhjet e tetorit, por fitore të plotë ndaj një sistemi të vjetër që, sipas tij, për 20 vite ka keqpërdorur shtetin dhe ka ndarë qytetarët në të privilegjuar dhe të harruar.
“VLEN nuk është projekt për pjesëmarrje, por është forcë për fitore,” u shpreh Kasami. Ai shtoi se koalicioni që përfaqëson nuk do të bëjë kompromis për mbijetesë politike, por do të luftojë për ndryshim të vërtetë.
Kasami: Ne nuk jemi prej atyre që shiten për mbijetesë politike

Ndani këtë artikull